Pas Kurtit, ambasadori amerikan takohet me Osmanin

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani këtë të martë është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Në këtë takim Osmani është shprehur se populli i Kosovës ka votuar për ndryshim.

Ne jemi pajtuar që krijimi i institucioneve të reja duhet të jetë prioritet për të siguruar stabilitet dhe angazhim të palëkundur për rimëkëmbje nga pandemia e koronavirusit”, shkruan presidentja në Twitter.

Nga ana tjetër ambasadori Kosnett ka thënë pas takimit me Osmanin se Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me të dhe qeverinë e re, kur të formohet, për adresuar sfidat kritike dhe qëllimet e përbashkëta.

Ndërkohë po sot ambasadori amerikan ka vizituar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku është takuar me kandidatin e ardhshëm për kryeministër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu