Pas ndryshimeve dhe posteve të reja, reagon për herë të parë PD, tregon se çfarë fshihet pas shkarkimeve të Ramës

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia komentoi mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS, ku Rama shkarkoi live disa nga figurat kryesore brenda partisë.

Postimi i Bardh Spahisë

RAMA ESHTE PROBLEMI, LARGIMI I TIJ ESHTE ZGJIDHJA.

Kryeministri ilegjitim po përpiqet të “blejë” normalitet në një situatë anormale që ka prodhuar vetë. Shqiptarët e bojkotuan masivisht në votimet moniste e antikushtetuese të 30 qershorit. 85% e zgjedhësve, i dëshmuan se nuk e duan më modelin e tij të korrupsionit, blerjes së zgjedhjeve e dhënien me koncesion të pasurive të këtij vendi duke i lënë borxhe me dekada. Këtë mesazh Edi Rama e ka lexuar e prandaj relativizon fajet e tij të rënda duke i quajtur gabime! Më 30 qershor shqiptarët kanë folur e prandaj Rama po spastron edhe PS, duke ngritur në pozita të besuarit e tij. Por ky është problem i PS nëse do pranojë t’i japë oksigjen njeriut që e tjetërsoj për keq si parti, ndërsa vendi ka nevojë për ndryshim dhe urgjent madje! Problemi i shqiptarëve është Edi Rama dhe ai nuk mund të jetë në asnjë rast zgjidhja!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu