Pas një shpërthimi misterioz, anija izraelite ankorohet në Dubai: Kush ja shkaktoi katër vrima?

Një anije mallrash izraelite që pati një shpërthim misterioz në Gjirin e Omanit mbërriti për riparime në portin e Dubait, disa ditë pasi çështjet e sigurisë në rrugët ujore në Lindjen e Mesme filluan të ngriheshin përsëri për shkak të tensioneve me Iranin.

Megjithëse ekuipazhi i anijes izraelite “MV Helios Ray” ishte i padëmtuar, katër vrima u bënë në anije, pretendojnë zyrtarët amerikanë.

Mbeti e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por incidenti ndodhi ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë ringjalljes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 u rritën.

Irani po kërkon që Presidenti i SHBA Joe Biden të heqë së pari sanksionet e vendosura ndaj Teheranit nga paraardhësi i tij, Donald Trump.

Në vitin 2019, një seri sulmesh ndaj anijeve të mallrave ndodhën në Gji, për të cilat Flota Amerikane fajësoi Iranin por që Teherani e mohoi atë.

Të shtunën, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz tha se, sipas informacionit të parë, Irani ishte përgjegjës për shpërthimin.

Gazeta Haaretz raportoi se zyrtarët izraelitë kishin udhëtuar në Dubai për të hetuar rastin. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu