Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana apo që Shqipëria ndërhynë në çështjet e brendshme të Maqedonisë.
Ai ka ritheksuar se ka një platformë të partive politike shqiptare për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Edhe Bushati, ngjashëm si Kryeministri Rama, pohon se ka patur marrëveshje me Gruevskin që më pas është refuzuar për shkaqë që skanë të bëjnë me Shqipërinë, Tiranë, apo Edi Ramën.
Bushati ka shtuar se asnjëherë nuk janë përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se Shqipëria është shumë e kujdesshme gjatë këshillimeve në mënyrë miqësore.