Pas reagimit skandaloz të deputetit të PDK-së për bullizimin e treguar ndaj Vjosa Osmanit, reagon Vlora Çitaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adrian Kastrati ka bërë një reagim skandaloz, gjatë kohës sa Vjosa Osmani po votohej për presidente.

Kastrati ka bullizuar me pamjen fizike të Osmanit, duke përdorur satirën e Faik Konicës.

Në shkrimin e tij në Facebook, ai shkruan “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.

Pas kësaj deklarate të Kastratit ka reaguar Vlora Çitaku, e cila ka kundërshtuar gjuhën e përdorur nga deputet i PDK-së.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu