Pas Rusisë, edhe Ukraina armatos Serbinë (FOTO)

Pak muaj më parë, në sajë të një vizite të Presidentit dhe kryeministrit të Serbisë në Rusi, u nënshkrua një marrëveshje mes dy shteteve për armatosjen Serbinë me armë dhe automjete ushtarake ruse.

Tashmë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, është duke zhvilluar një vizitë në Ukrainë, ku dhe ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me të cilën parashihet që Serbia të pajiset me 12 “Mig29” dhe dy sisteme raketore S-300.

Pas këtyre marrëveshjeve, Serbia bëhet superfuqia e parë ushtarake në rajon.

“Nga Putini kemi marrë gjashtë migë për të cilët paguajmë vetëm modernizimin dhe armatimin, edhe ky aranzhim me Ukrainën është aranzhim miqësor vëllazër. Nëse realizohet, Serbia do të bëhet superfuqi ushtarake në rajon. Por, jo për kërcënime e sulm, por për ruajtje të paqes”, ka thënë një ekspert ushtarak serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu