Maurizio Sarri mund t’i rikthehet bankinës. Sipas TuttoSport, Sarri është kandidat për të marrë drejtimin e Fiorentinës.
Ish trajneri i Chelseas është i papunë që pas largimit nga Juventus, ku vendin ia zuri Andrea Pirlo.
Skuadra e Fiorentiës duken të gatshëm t’ia besojnë skuadrën Sarrit, për të zëvendësuar Giuseppe Lachini.
Sarri gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me skuadrën e Romës.