Pas shumë reagimeve Kurti del me fotografi nga Gërmia, jep mesazh ‘të fortë’ politik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet bashkë me deputeten dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, të cilët po qëndronin sot gjatë ditës në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Kurti në këto fotografi ka shkruar se kanë kaluar mirë bashkë me Ritën, Vjosën, Prindonin dhe vajzat Andën, Duan e Lean.

Ai po ashtu ka përcjellë edhe një mesazh politik, duke thënë se “pranvera politike” erdhi më herët se pranvera si stinë.

“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, ka shkrur Kurti.

Kujtojmë se sot gjatë ditës u publikuan disa fotografi të tjera të Kurtit dhe Osmanit në Gërmi të cilat nxitën reagime të shumta.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu