Ata që e shikojnë politikën edhe nga prizmi i life-stylit, njëzëri pajtohen se pas tërheqjes së ish deputetes Ermira Mehmeti nga politika, femra më e fuqishme dhe më e bukur në skenën politike shqiptare ka mbetur Milikije Halimi.
Me fitoren bindëse në rrethin e parë të zgjedhjeve, ajo ka forcuar pozicionet në partinë qeverisëse LSDM, si dhe është afruar edhe më tepër me kryetarin e partisë, Zoran Zaev, zv/kryetaren Radmilla Shekerinska, por edhe me udhëheqësinë e përgjithshme të kësaj partie, shkruan Gazeta Lajm. Dy muaj pasi ka marrë mandatin, Halimi me intensitet ka filluar realizimin e projekteve që i kishte premtuar gjatë fushatës parazgjedhore.











