Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina është i njohur për deklaratat e tij të forta nëpër rrjetet sociale. I ftuar së fundmi në ‘FitStation’ Atdheu ka zbuluar për publikun nëse do e falte ndonjëherë tradhëtinë në emër të dashurisë.
Ai u shpreh se më parë do të vriste veten sesa të kthehej tek personi që e ka tradhëtuar. Sipas tij nuk ka arsye pasi personi do e bëjë sërish atë veprim.
Moderatorja: Ke publikuar një status që përpara dashurisë jemi të vegjël, a do e falje tradhtinë në emër të saj?
Atdheu: Më parë vras veten, nuk kthehem te ai person që më ka tradhtuar. S’ka arsye pse ta fal, se nëse e fal ka për ta bërë sërish, njoh shumë persona që kanë bërë prapë.










