Pas zgjedhjeve, Kosnett shkon në zyrën e Kurtit

Ambasadori amerikan Philip Kosnett pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosnett është duke mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.

Mësohet se pas takimit do të ketë një komunikatë për media lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar në takim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu