Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia renditet e 42-ta

Pasaporta e Singaporit është renditur si më e fuqishmja në botë në listën e fundit të publikuar nga Henley & Partners. Lista është përgatitur bazuar në të dhënat e Organizata Ndërkombëtare për Transportin Ajror (IATA) dhe përfshin 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione për udhëtime.

Me pasaportën e Singaporit mund të udhëtoni në 193 vende pa vizë. Pas Singaporit vijnë Korea e Jugut me 190 vende dhe Japoni me 189 vende.

Mes pasaportave më të fuqishme janë edhe ato të Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut, Spanjës dhe Zvicrës, të cilat ndajnë vendin e katërt me mundësinë për të hyrë në 188 vende pa vizë.

Pasaporta e Maqedonisë renditet e 42-ta, në bashkërenditje me pasaportat e Samoas dhe Tongas, dhe mund të përdoret për të hyrë pa vizë në 129 vende.

Nga rajoni, pasaporta e Greqisë ndodhet në vendin e pestë me 186 vende pa vizë, ndërsa ajo e Kroacisë në vendin e tetë me 184 vende. Pasaporta e Shqipërisë është në vendin e 47-të me 122 vende pa vizë, në bashkërenditje me pasaportën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Pasaporta e Kosovës renditet e 65-ta, ndërsa ajo e Serbisë e 36-ta.

Bulgaria ndodhet në vendin e 14-të, dy pozicione pas pasaportës së SHBA-së.

Të gjithë renditjen mund ta shikoni në këtë link.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu