Millorad Dodik dhe Zheljka Cvijanoviç, të cilët deri kohët e fundit ishin në listën e zezë të SHBA-së, janë në SHBA. Të dy publikuan një postim të përbashkët në Instagram me mesazhin “Këtu jemi” nga Uashingtoni.
Vlen të kujtohet se Dodik udhëtoi drejt SHBA-së të hënën, ku, siç kishte njoftuar më parë, do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit. Ku gjithashtu pritet të jetë prezent edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës Srpska, Ana Trisiç Babiç.
Cvijanoviç deri tani ka pasur disa takime të rëndësishme me kongresmenë amerikanë.
Pasi u hoq nga lista e sanksioneve të SHBA-së në fund të tetorit të vitit të kaluar, Dodik i falënderoi Trumpin në një postim në rrjetin social X për “korrigjimin e padrejtësisë që administratat e Obamës dhe Bajdenit i kishin shkaktuar Republikës Srpska”.
Djali i tij, Igor Dodik, anëtarja e Presidencës së BiH-së, Zheljka Cvijanoviç, presidenti i Kuvendit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç, dhe edhe 45 politikanë, bashkëpunëtorë dhe kompani të lidhura me familjen Dodik, gjithashtu u hoqën nga lista.










