Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) janë numëruar rreth 60% e 30 mijë votave me kusht.
Nga këto vota të numëruara rezultati është si në vijim.
LVV – 9361 vota
PDK – 3475 vota
LDK – 1951 vota
AAK – 1552 vota
NISMA – 486 vota
Pjesa tjetër e votave iu takon partive tjera.
Duke shtuar këto vota te partitë respektive në rezultatin preliminar të publikuar nga KQZ, aktualisht do të kemi këtë shpërndarje të mandateve për subjektet politike shqiptare:
LVV- 56 deputetë
PDK- 20 deputetë
LDK- 15 deputetë
AAK- 9 deputetë
NISMA nuk e kalon pragun prej 5% dhe nuk merr asnjë deputetë.
20 mandate janë të rezervara për subjektet e partive minoritare.
Kujtojmë, Kosova është një zonë e vetme zgjedhore me sistem proporcional të shpërndarjes së mandateve.
Llogaritja e mandateve bëhet përmes metodës Sainte-Lague.









