Pasi u tha se janë ndarë, Xhensila fjalë zemre për Besin: Dashuria shëron çdo dhimbje

Sot është 14 shkurti dita e të dashuruarve dhe rrjetet sociale po “vlojnë” nga deklarat e dashurisë. Këtë Shën Valentin Xhensila Myrtezaji ka zgjedhur fjalë të spikatura zemrë për të uruar partnerin e saj, Bes Kallakun.

E teksa gjatë muajve të fundit janë përfolur që janë ndarë, Xhensila i ka vërtetuar edhe njëherë “gojëve të liga” se ata janë bashkë dhe më të dashuruar dhe të lumtur se asnjëherë më parë.

“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrinë t’i bëjë këto gjëra. Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që të bën të flasësh gjuhë të reja. Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës….? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron ço dhimbje të zemrës, madje dhe ato fizike? Prandaj urime të që e feston dashurinë, Bes Kallaku”, ka shkruar Xhesila.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu