Pasojat e motit ekstrem, Joe Biden shpall “katastrofë të madhe” në Teksas

Joe Biden tha të premten se do të të shpallë katastrofë të madhe në Teksas pasi një stuhi ndërpreu energjinë dhe furnizimet e ujit për miliona njerëz në të gjithë shtetin.

Biden tha se deklarata, e cila pason një kërkesë nga guvernatori i Teksasit , Greg Abbott, do të sillte ndihmë më të gjerë federale për përpjekjet e menjëhershme dhe afatgjata të rimëkëmbjes.

Siç thashë kur kandidova, unë do të jem president për të gjithë amerikanët,” tha Biden, i cili fitoi zgjedhjet e nëntorit pa fituar Teksasin, për planet e tij.

Biden i ka kërkuar ekipit të tij të shpejtojë kërkesën e Teksasit për një deklaratë të katastrofës, duke hapur rrugën për më shumë burime federale, u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu