Pas disa muajsh thashetheme, Patris Berisha dhe Santiana Maloku kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre.
Muzikanti ndau në InstaStory një fotografi ku shihet i përqafuar me Santianën në një ashensor. Ky postim i dha fund spekulimeve për marrëdhënien e tyre dhe u prit me interes nga ndjekësit.
Patris Berisha është i njohur në muzikën shqiptare, ndërsa Santiana Maloku u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.
Reagimet e para në rrjetet sociale kanë qenë pozitive, me fansa që shprehin mbështetje për çiftin dhe shfaqin kureshtje për jetën e tyre të përbashkët.
Ky hap shënon një fazë të re për ta, ndërsa pritet që në vazhdim të ndajnë edhe momente të tjera me publikun./21Media