Pavarsie Mazreku vogëlushja që preku gjithë shqiptarët me këngën e saj “Për gjyshin” (VIDEO)

Pavarsie Mazreku është vetëm 12 vjeçe dhe vjen nga qyteti i Prizrenit, një talente e cila ka një të ardhme të garantuar në skenën muzikore shqiptare pasi talenti i saj është i padiskutueshëm, shkruan InfoShqip.com

Ajo ka filluar me muzikë që nga mosha kur ka qenë 9 vjeçe, ajo nuk ka ndonjë familjar artist por talenti i saj shihet vetvetiu i dërguar nga Zoti për bukuroshen e vogël.

Pavarsija ka prekur të gjithë me projektin e saj të fundit “Për gjyshin” kushtuar gjyshit të saj i cili nuk jeton më.

Kënga është publikuar dhe me klip por ajo ka ardhur edhe në një performancë për xhirimet e fundvitit në Produksionin Ardi ku ka interpretuar dhe ka bërë me lot gjithë shqiptarët.

Emocioni, lotët janë ato që e shoqërojnë Pavarsie Mazrekun duke interpretuar këtë këngë./InfoShqip.com

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu