Partia për emancipim të tërësishëm të romëve reagoi fuqishëm ndaj asaj që ndodhi me 27 prill, sidomos për vetkënaqësinë e dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski dhe Sasho Vasileski, që t`i hapin dyert e Parlamentit dhe t`i lëshojnë të burgosurit e paguar për t`i rrahur deputetët.
“Përgjegjësi duhet që të ketë. Ka kamera në Parlament dhe nëse vërtetohet se me të vërtetë është ashtu, duhet menjëherë të ndërpritet imuniteti dhe prej tyre të kërkohet përgjegjësi penale. Sipas njohurive tona partiake, e gjithë kjo ka qenë me regji, se kush t`i hap dyert, kush t`i bart rrahësit tek deputetit, e kush do t`i mbroj. Atë që e pamë në video incizime në shkallë, brenda në Parlament, se si policët po i lëshojnë ata që duhet t`i rrahin deputetët ishte kupa për gjithçka”, thuan nga PCER.
Nga partia porositën se tash hapin e ka MPB dhe Prokuroria të cilat duhet që të veprojnë drejtë.










