PDK: Mbështesim deklaratën e ASH-AAA, Lutfi Haziri të tërhiqet nga mbështetja për Maksim Dimitrievskin

Pas reagimit të kryetarit të degës së ASH, Huzeir Mustafi kundër deklaratës së Lutfi Haziri me të cilën e mbështeti kandidatin për kryetar komune Maksim Dimitrievski, ka reaguar edhe PDK përmes kryetarit të degës së Gjilanit Riad Rashiti.

Z. Rashiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Cilat biznese e lidhin Kryetarin e Gjilanit me kandidatin maqedon për Kumanovën?

Në një rast të paprecedent, Kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri doli publikisht në mbështetje të kandidatit maqedonas z. Maksim Dimitrievski në garën për të parin e Kumanovës.

Në këtë garë marrin pjesë edhe kandidatë shqiptarë. Lutfi Haziri, pa fije turpi anashkaloi ata dhe i thurri lavde mbështetëse kandidatit Maksim Dimitrievski.

Lutfi Haziri në videon mbështetëse, proklamoi vlerat e tij dhe projektet e mëdha, të arritura në mes të qytetit të Gjilanit dhe Kumanovës.

Sipas Kryetarit Haziri, shqiptarët më mirë përfaqësohen nga një pjestar i komunitetit tjetër, se nga vet shqiptarët. Përtej djallëzisë, është edhe fyerje për të gjithë shqiptarët.

Lutfi Haziri e shndërroi pothuajse në një Hero të shqiptarëve Maksim Dimitrievskin. Një hiperbolizim i paqëndrueshëm dhe i paarsyeshëm.

Por, ku qëndron zori i Kryetarit Haziri? A ka lidhje biznesore me kandidatin dhe kryetarin aktual Maksim Dimitrievski? Ai duhet të përgjigjet publikisht.

Ne, urgjentisht kërkojmë nga z. Lutfi Haziri të tërhiqet nga mbështetja ndaj kandidatit maqedonas. Përtej tërheqjes, ai duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve, e veçanërisht shqiptarëve të të Qytetit të Kumanovës.

Në mbështesim publikisht kandidatët shqiptarë dhe deklaratat e tyre, respektivisht deklaratën e bartësit të listës së këshilltarëve të koalicionit ASH-AAA, ku shprehet se “Skandaloze dhe për keqardhje është deklarata e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili përmes një video bëri thirrje të votohet kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski”., ka shkruar ai. /Folmk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu