PDK zgjedhë kryetarin e ri pa shefat e vjetër

Me 3 korrik Partia Demokartike e Kosovës do të zgjedhë kryetarin e ri pasi mbeti pa kryetar, kur Kadri Veselit iu konfirmua aktakuza nga Specialja.

Nëntorin e kaluar, PDK’ja mbeti pa kryetar, pasi ish-kryetarit Kadri Veseli iu konfirmua aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale. Aktakuza iu konfirmua edhe paraardhësit të tij dhe themeluesit të PDK’së, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Që nga themelimi, për 17 vjet me radhë, PDK-në e ka drejtuar ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pasi Thaçi u bë president, që nga viti 2016, këtë parti e udhëhoqi Kadri Veseli.

Pas më shumë se 230 ditë me ushtrues detyre të kryetarit, pozitë të cilën e ushtroi Enver Hoxhaj, PDK pritet të zgjedhë kryetarin e ri më 3 korrik, e deri tani nuk ka asnjë kandidat të zyrtarizuar, mirëpo jo zyrtarisht mësohet gara kryesore mbetet mes Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit.

Derisa dy emra që u përmenden për këtë garë Vlora Çitaku dhe Gent Cakajt e kanë konfrimuar se nuk do të marrin pjesë në Konventë si kundërkandidat të askujt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu