PDSH ka mbajtur mbledhje të kryesisë qendrore ku janë sjellur disa vendime në kuadër të kësaj partie.
“Pas konsultimeve intenzive që kemi pasur këtë muaj në terren me strukturat e PDSH-së dhe pas mbledhjes së sotme të zgjeruar të Kryesisë sē PDSH-së me kryetarët e degëve, sot u formua shtabi zgjedhor i PDSH-së për zgjedhjet presidenciale si dhe shtabet e degëve.
Për kryetar të shtabit u zgjodh sekretari i përgjithshëm z.Imer Aliu , i cili njëherit është edhe anëtar i shtabit qëndror për zgjedhjet presidenciale, të partive që përbëjnë qeverinë” njoftojnë nga Shërbimi për Informim nga kjo parti.










