Eksportet vjetore të Turqisë tejkaluan objektivin e vitit 2020 prej 165,9 miliardë dollarësh sipas të dhënave deri më 25 dhjetor, duke arritur në 166 miliardë dollarë, deklaroi ministrja e Tregtisë e vendit. Turqia do të arrijë edhe disa objektiva të tjerë, tha Ruhsar Pekcan në Twitter.
Në programin e ri të ekonomisë, të zbuluar në shtator, objektivat e eksportit të vendit ishin 165,9 miliardë dollarë për vitin 2020, 184 miliardë dollarë për vitin 2021, 198 miliardë dollarë për vitin 2022 dhe 214 miliardë dollarë për vitin 2023. Eksportet e vendit ishin 171,5 miliardë dollarë në vitin 2019 dhe 167,9 miliardë dollarë në vitin 2018.
Në vitin 2020, vendi regjistroi një performancë të rëndësishme të eksportit, ndërsa disa vende u përballën me vështirësi për shkak të pandemisë së re të koronavirusit.









