Pendarovski: Armata është angazhuar për shuarjen e zjarreve

“Sonte në Krushevë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurcinovski më informoi për situatën me zjarret në të gjithë vendin dhe veçanërisht për zjarrin e sontëm me përmasa të mëdha në Koçani”, shkroi në faqen e tij në Facebook presidenti Stevo Pendarovski, transmeton Alsat.

“Komandant Suprem, dhashë urdhrin për angazhimin e ushtrisë me kapacitet të plotë në orën 16:30. Është miratuar përdorimi i aeroplanëve, të cilët sot, tashmë kanë ndërhyrë në Staro Nagoriçane, ndërsa nesër në mëngjes do të shkojnë për ndihmë në Koçani”, informoi presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski shton se gjatë natës situata në terren do të monitorohet dhe do të angazhohen forca shtesë, si dhe mjete për t’u marrë me situatën dhe për të ndihmuar popullatën kudo që ka nevojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu