Nga nesër kandidatët presidencial fillojnë fushatën.
Sipas paralajmërimeve nga shtabet zgjedhore të tre kandidatëve, Stevo Pendarovski fushatën do ta fillojë nga Prilepi, Gordana Siljanovska nga Ohri ndërsa Blerim Reka fushatën e fillon në Shkup.
Sipas kodit zgjedhor fushata do të zgjasë deri më 19 prill. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale është më 21 prill ndërsa i dyti më 5 maj.








