Deri tash nga 40 deri 50 zyrtarë të lartë të shtetit, nga shërbimet deri te politika kanë marrë certifikatë të NATO-s, kurse qindra të tjera janë në procedurë. Asnjë politikan në nivel lokal apo qendror nuk ka marrë vendim negativ, tha Presidenti i vendit Stevo Pendarovski.
Në intervistë për Radio-kanal “77”, Pendarovski tha se asnjë politikan nuk ka marrë përgjigje negative, respektivisht nuk ka qenë të refuzuar zyrtarisht nga NATO-ja. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Pendarovski konsideron se Qeveria duhet t’i dyfishojë resurset.









