Pentagoni pretendon se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin mercenarët rusë në Libi

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) pretendon se Emiratet e Bashkuara Arabe financojnë mercenarët rusë që ofrojnë mbështetje për forcat e armatosura jolegjitime nën udhëheqjen e Khalifa Haftarit të cilët luftojnë kundër qeverisë së Libisë e cila njihet nga OKB-ja.

Sipas lajmit të Foreign Policy, në raportin e përgatitur nga kryeinspektori i Pentagonit përgjegjës për operacionet e luftës kundër terrorizmit në Afrikë thuhet se janë gjetur përcaktime se EBA ka siguruar para për forcat e Grupit Wagner, kompanisë ruse të sigurisë.

Kompania e sigurisë e themeluar nga biznesmeni, Yevgeny Viktorovich Prigozhin i cili njihet për afërsinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin akuzohet se në lidhje me ushtrinë dhe inteligjencën ruse zhvillon operacione për interesa të Rusisë në rajonet e destabilizuara. Ndërkohë, Kremlini refuzon se kompania është e lidhur me shtetin.

Raporti i Pentagonit mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e SHBA-së me aleatin e saj EBA në Gji. Demokratët në Kongresin Amerikan kanë zhvilluar fushatë që administrata e presidentit, Donald Trump të ndalojë shitjen e avionëve F-35 me një vlerë prej 23 miliardë dollarë ndaj qeverisë së Abu Dhabit.

Pretendimi se EBA ka përdorur mercenarët rusë për të fshehur rolin e saj në konfliktin në Libi thuhej prej kohësh nga vëzhguesit në vend. Me raportin e Pentagonit ky pretendim njihet për herë të parë zyrtarisht nga administrata amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu