Pepe zbulon: “Ronaldo më ofroi një pjesë të pagës për të qëndruar te Reali”

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka ndarë një rrëfim prekës dhe të pazakontë për marrëdhënien e tij me Kristiano Ronaldon gjatë kohës së tyre te gjiganti spanjoll, Real Madridi.

“Ronaldo më ofroi një pjesë të pagës së tij që të qëndroja te Real Madridi”, tha mes tjerash Pepe.

Por ky nuk ishte i vetmi moment që e bëri Ronaldon të veçantë në sytë e tij. Pepe kujtoi edhe një episod të vështirë pas një përplasjeje të fortë në fushë, ku përfundoi në spital.

“Mbaj mend që mora një goditje në kokë nga Iker Kasilas dhe u desh të shkoja në spital. Kur u zgjova, nuk kisha asnjë ide se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pashë ishte se Kristiano Ronaldo kishte qëndruar gjithë natën aty, me gruan dhe fëmijët e mi,” tha mes tjerash Pepe.

Ky rrëfim tregon jo vetëm respektin dhe miqësinë mes dy legjendave të Real Madridit, por edhe anën njerëzore të Kristiano Ronaldos, e cila shpesh mbetet jashtë dritave të mediave../Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu