Për 24 orë ja sa gjoba u shqiptuan nga “Safe City”

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB)në Maqedoninë e Veriut, të kërkuara nga disa media për bilancin ditor të sistemit të kamerave të trafikut “Safe City”, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar qindra shkelje të rregullave në komunikacion në disa qytete të vendit.

“Safe City”: gjithsej 582 shkelje për shpejtësi në një ditë, 64 shoferë kaluan në të kuqe, përcjell INA.

MPB njofton se përmes sistemit të sigurisë “Safe City”, gjatë ditës së djeshme janë konstatuar dhjetëra shkelje për kalim në semafor me dritë të kuqe dhe qindra për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Sipas MPB-së, për kalim në të kuqe janë evidentuar 64 shkelje, prej të cilave:

• 35 në territorin e Shkupit,
• 5 në Tetovë,
• 24 në Kumanovë.

Ndërkohë, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë regjistruar gjithsej 582 shkelje, të shpërndara si vijon:

• 445 në Shkup,
• 36 në Tetovë,
• 31 në Kumanovë,
• 70 në korridoret rrugore.

Nga MPB bëjnë të ditur se mbi bazë të këtyre dy llojeve të shkeljeve janë shqiptuar gjithsej 101 masa ndalimi për drejtim të automjetit.

Sistemi “Safe City” që startoi nga 1 shkurti në Maqedoni funksionon përmes rrjetit të kamerave dhe pajisjeve inteligjente që monitorojnë trafikun në pika kyçe urbane dhe në akset kryesore rrugore. Autoritetet theksojnë se qëllimi i sistemit është rritja e sigurisë në komunikacion, evidentimi automatik i shkeljeve dhe ulja e numrit të aksidenteve në rrugë./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu