Për herë të parë në tre muaj, vlera e Bitcoin rritet mbi 50 mijë dollarë

Vlera e Bitcoin ka shënuar rritje prej 50,000 dollarësh, për herë të parë në 3 muaj, pas një rënie rekord prej 65,000 dollarë në mes të prillit. Vlera arriti në 50,152.24 dollarë, më e larta që nga mesi i majit, një rritje me 2.5%.

Sipas CoinDesk, vlera e monedhës Ether u rrit në 3,321 dollarë. Dogecoin, nga ana tjetër, u rrit me 0.32 dollarë, me 1%. Rritja e vlerës së kriptomonedhave në mbarë botën u rrit me 880% midis qershorit 2020 dhe korrikut 2021, sipas Indeksit Global nga platforma e të dhënave blockchain Chainalysis.

Ndërkohë PayPal Holdings Inc do të lejojë klientët në Mbretërinë e Bashkuar të blejnë dhe shesin bitcoin dhe kriptovaluta të tjera duke filluar nga kjo javë. Vlera totale e tregut të kriptovalutave ishte 2.17 trilionë dollarë të dielën, sipas të dhënave nga CoinGecko.com, një rritje prej 1.1% në 24 orët e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu