Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

Pas shumë pritjesh, mbrëmjen e djeshme qielli dhuroi spektaklin e “Hënës së Përgjakur”, një eklips total hënor që tërhoqi vëmendjen e mijëra njerëzve.

Pamjet përfundimtare janë publikuar nga fotografi Arian Mavriqi, i cili ka ndarë disa fotografi të qarta të momentit kur Hëna mori ngjyrën e kuqërremtë.

Ky fenomen u pa në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa në rajon ishte i dukshëm për disa minuta.

Fotot e Mavriqit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer atmosferën e mbrëmjes për ata që nuk patën mundësi ta shijonin nga afër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu