Për të arritur te Pogba, Juventus ofron dy yje

Juventusi po synon të ndërtojë një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë të cilët janë në kërkim të trajnerit të ri, po mendojë dhe për merkaton e verës.

“The Express” shkruan se Juventusi është gati të ofrojë dy yje Paulo Dybala dhe Alex Sandros për ta rikthyer në Torino Pogbanë pas 3 vitesh.

Ndërkohë për të nënshkruar me Pogba favorit mbetet skuadra e Realit të Madridit ku Zidane po bën të pamundurën për të afruar bashkombasin e tij në Santiago Bernabeu. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu