Për të udhëtuar me taksi në Turqi duhet të tregoni dokument për identifikim

Taksistët e Turqisë janë të obliguar të kërkojnë nga udhëtarët dokumente për identifikim, që në atë mënyrë të mbrohen nga përgjegjësia e mundshme penale për kontrabandim me emigrantë.

Siç shkruan gazeta “Miliet”, masa e sjellë nga Ministria turke e Punëve të Brendshme zbatohet në të gjitha 81 qarqet e Turqisë.

Rregullativa e re është në fuqi për rastet kur një huaj kërkon transport nga një zonë në tjetrën.

Përderisa shtetasi i huaj ka status të mbrojtjes ndërkombëtare në Turqi, duhet të tregohet letërnjoftimi që e konfirmon këtë, si dhe dokument që paraqet leje qarkullimi. Nëse i huaji është turist, duhet të legjitimohet me pasaportë që të transportohet.

Nëse taksisti kapet duket transportuar udhëtarë në kundërshtim me rregullativën do të ndëshkohet dhe akuzohet për kontrabandim me emigrantë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu