Për Vatikanin Shkupi është Shqipëri, Nënë Tereza shqiptare (DOKUMENT)

Në dokumentet e shenjtërimit të Nënë Terezës është shkruar vendlindja Shkup, Shqipëri.

Këto dokumente janë zyrtare të shpërndara nga Vatikani, ndërsa e njejta ka figuruar edhe në dokumentin zyrtar me të cilin Nëna Terezë u shëndërrua në Shën Tereza, pas shenjtërimit të saj.

Qarqe të caktuara në Shkup, këmbngulin që Nënë Tereza nuk është shqiptare, edhe pse, ajo për së gjalli e kishte pohuar qartë që me prejardhje është shqiptare.

Madje gjiganti mediatik CNN, paraqiti prononcimin e saj kur ka thënë që: “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. /ina

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu