Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe nuk duhet të shqetësohet apo komandohet. Kështu u shpreh në një intervistë për BNR, ish ambasadori i SHBA-ve në Bullgari, Xhejms Perdju, i cili është edhe njëri prej ndërmjetësuesve në bisedimet për Marrëveshjen e Ohrit.
Në pyetjen nëse kontesti mes Sofjes dhe Shkupit është problem i madh për Vashingtonin, ai tha se kjo është një dëshpërim i madh.
“Besoj se është në interes të Bullgarisë të jetë mbrojtës i kauzës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të arrijë anëtarësim në BE. Sado që disa njerëzve të mos u pëlqejë, ajo është një shtet sovran dhe nuk duhet më të shqetësohet dhe komandohet, pasi tanimë e ka zgjidhur kontestin me Greqinë. Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë më tepër u konvenon të jenë aleatë të afërt se sa të grinden për historinë”, tha Perdju.
Ai shtoi se Rusia ka vendosur të shndërrojë Ballkanin në zonë të luftës strategjike për ndikim me SHBA-në dhe aleatëve të saj.









