Komanda e Kontraktimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka bërë një njoftim në faqën kryesore të Qeverisë, duke kërkuar informacion nga kontraktorët për aftësinë e tyre për të prodhuar dhe shpërndarë municion, transmeton Gazeta Metro.
Sipas njoftimit të fundit, ushtria amerikane po provon të marrë municione të veçanta për përdorim si pushkë sulmi, pistoleta, snajpera dhe mitralozë.
Sipas specifikimeve të përgjithshme në njoftim, ushtria do të blejë për përdorim positoleta Makarov dhe Tokarev, kalashnikovë apo AK-47, armë automatike PKM dhe Yakb/DshKM si dhe snajperë, përcjell Gazeta Metro.
Ushtria po ashtu, po lëshon një sondazh tregu për të identifikuar burimet e mundshme teknike dhe financiare për furnizimin dhe shpërndarjen e varianteve të shumëfishta të Sistemeve të Armëve të Posaçme dhe Armëve SAWS) dhe Municionet JO-NATO.
Gjithashtu është vihet në dukje se për këtë blerje është parashikuar një kontratë e prodhimit në shumës, për shfrytëzim të dispozitave të Konkurrencës së plotë dhe të hapur./gazetametro