Përfundon takimi me Osmanin, Lajcak dhe Palmer nisen drejt Qeverisë për takimin me Kurtin

I dërguari i SHBA-së për Ballkan, Mattheë Palmer, para disa minutash ka zhvilluar takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, derisa tani ata kanë vazhduar vizitën te Qeveria Kurti.

Palmer dhe Lajcak gjatë ditës kanë arritur në Kosovë, ku u takuan edhe me krerët e opozitës.

Të dytë pritet të qëndrojnë në një vizitë dy ditore në Kosovë, kurse nesër pritet të mbajnë një konferencë për media, e cila do mbahet në ora 10:45 në zyrën e BE-së.

Lajcak bashkë me Palmer pritet të takohen edhe me komunitetin ndërkombëtar gjithashtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu