Përkundër protestave, mbetet e vlefshme ftesa e Britanisë për vizitën e Trumpit

Zyrtarët britanikë thonë se ftesa për presidentin amerikan, Donald Trump, për vizitë shtetërore ende qëndron, përkundër peticionit masiv në Internet për anulimin e kësaj vizite.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ftesa mbetet e vlefshme.

Në këtë ton ka folur edhe sekretari i jashtëm, Boris Johnson.

“Ai është shef i zgjedhur i shtetit i aleatit tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm, prandaj absolutisht nuk ka arsye që ajo të mos realizohet”, tha sekretari Johnson.

Më se 1.3 milion njerëz e kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet që thirrja të tërhiqet, pas vendimit të presidentit Donald Trump, që shtetasve të 7 vendeve me popullatë shumicë myslimane, përkohësisht tu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Tri partitë më të mëdha opozitare në Britani po ashtu, kanë kërkuar anulimin e vizitës së zotit Trump të paraparë për më vonë gjatë muajit shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu