Tre persona, mes tyre edhe një i mitur, janë lënduar në një përleshje fizike që ka ndodhur vonë pasdite rreth orës 18:00 në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup, konfirmojnë për MPB-në MIA.
Sipas informacioneve fillestare të MPB-së, një person ka mbetur i plagosur nga një armë zjarri, por ende nuk ka të dhëna se për çfarë arme bëhet fjalë.
Sipas raportit policor, sot rreth orës 18:00, në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj Spitali i Qytetit është raportuar se një person është dërguar për ndihmë mjekësore, me plagë në dorën e djathtë nga një armë zjarri. Po ashtu me lëndime janë pranuar edhe një 23 vjeçar dhe një i mitur 17 vjeçar, si pasojë e konfrontimit fizik. Autoritetet e spitalit thanë se të plagosurit përveç plagëve të rënda janë jashtë rrezikut për jetë. MPB theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti.










