Zona të tëra janë pushtuar nga uji në qytetin e Mandras në Greqi duke bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.
Shirat e djeshëm kanë shkaktuar prurje të mëdha uji, i cili ka vërshuar në rrugë duke prishur kanalizimet.
Mediat greke njoftojnë se dëmët janë të mëdha në zonat e prekura, ndërsa për fat të mirë nuk ka të dhëna për viktima deri më tani.
Pamjet e ujit që vërshon si lumë në rrugë janë shpërndarë në të gjithë Greqinë duke rikujtuar përbytjet e disa muajve më parë në të njëjtën zonë.