Përmbytet Rusia, djali kthehet në hero brenda ditës, shpëtoi vajzat e frikësuara (FOTO)

Ndërkohë që në Rusi po mbahet Kampionati Botëror, ky shtet po përballet me fatkeqësi natyrore katastrofike.

Qyteti Nijnij Novgorod është përfshirë nga përmbytjet.

Reuters ka sjellë imazhe nga ky qytet, në të cilin luhen disa takime të Kupës së Botës.

Vetëm për pak minuta reshje shiu, qyteti u kthye në një liqen natyror.

Agjencia e lajmeve ka fokusuar një burrë me të vërtetë hero i cili shpëtoi dy gra të cilat kishn mbetur të bllokuara në makinën e tyre.

Ato kishin nisur ngashërimin, ndërsa heroi rus zbriti nga makina e tij dhe i mori ato në krahë njëtra pas tjetrës.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu