Moti i keq e reshje të shumta shiu kanë përfshirë gjatë natës e gjatë ditës së sotme Italinë, në mënyrë të veçantë rajonin e Toskanës.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar shembje dheu e përmbytjen e mjaft banesave e rrugëve në qytetin e Livornos, kryesisht zonat e Kollinaia e Ardenza e Montenero.
Agjensitë italiane të informacionit informojnë se moti ka shkaktuar në territorin e Livornos 6 viktima dhe 2 person rezultonë të zhdukur, mes tyre dhe një djalë 4 vjeç.
Disa nga viktimat banonin në katin nëndhe të një ndërtese e reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur banesën e tyre.
Mot i keq është regjistruar dhe në qytetin e Pisas dhe në Liguria duke bërë të paqarkullueshme autostradën Firenze-Pisa-Livorno si dhe mbylljen e linjës hekurudhore Tirrenica.
Situata vazhdon të jetë mjaft kritike dhe në rajonin e Lacios. Reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur gjatë këtyre orëve disa rrugë në territorin e Romës e në provincën përreth.
Forcat e mbojtjes civile janë aktivizuar në të gjithë Italinë e gjatë mesditës pritet një deklaratë shtypi mbi situatën e motit të keq që ka mbërthyer vendin.
Meterologët parashikojnë që gjatë orëve në vazhdim moti i keq të përshijë dhe rajonet e Sicilia, Kampania e Lacio, Marke, Abruco, Molize, Pulia, Basilikata e Kalabria.











