“Përse më le? Do të të shkatërroj!” 60-vjeçari kujtohet pas 36 viteve e përndjek ish-të fejuarën

Gjykata e Tiranë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të dosjes në ngarkim të një 60-vjeçari të akuzuar si autori i një historie të rrallë përndjekjeje.

I pandehuri Hasan G. dyshohet se kishte shqetësuar për tre vjet me radhë ish-të fejuarën e tij me të cilën ishte ndarë plot 36 vjet më parë në vitin 1980, shkruan Panorama.

Megjithëse palët kishin krijuar familje, 33 vjet pas prishjes së marrëdhënies së tyre, I pandehuri ka nisur të telefonojë dhe të ndjekë në rrugë të dëmtuarën.

Në përfundim, Klodiana Çela vlerësoi si të provuar akzuën e përndjekjes dhe e dënoi të pandehurin me 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.
Sipas së dëmtuarës, Hasan G. e ka bezdisur duke e marrë në telefon, duke e ndjekur nga pas kur ajo del nga shtëpia apo nga puna. E ka sharë, e ka ofenduar dhe e kërcënuar se do t’ia shkatërrojë jetën.

Për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme, familja e saj ka kontaktuar me vëllanë dhe me djalin e Hasan G. që kanë krijuar falje se situata nuk do përsëritet por asgjë nuk ka ndryshuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu