Dita e sotme për Angela Merkel nuk është si të gjithë të tjerat.
Gruaja e hekurt gjermane, e cila udhëheq Gjermaninë që prej vitit 2005 pritet të konfirmojë mandatin e saj të katërt.
Por, a jeni kurioz që të shihni se si duket Merkel, kur del paksa jashtë “kornizave”, pasi si zakonisht ajo shfaqet gjithnjë në publik e veshur serioze, me pantallona dhe xhaketë, ndërsa nuk i ndanë asnjëherë perlat e saj të bardha nga qafa.
Po ju sjellim në vëmendje disa nga fotot e Merkel kur “është detyruar” të thyejë rregullin e saj strikt nga kodi i veshjes.
Ajo shfaqet në disa evente me fustane të gjata, ndërsa bie në sy ekspozimi i gjoksit të saj. Për më tepër shikoni fotot e publikuara nga mediat gjermane.











