Përurohet qendra për inovacione “Skopje Lab”

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Louisa Vinton përuruan qendrën për inovacione “Skopje Lab”, ideja e së cilës është që në bashkëpunim me qytetarët të punohet në hulumtimin dhe zhvillimin e ideve të reja për sfidat me të cilat përballët qyteti.

Ky është vendi ku sektori i biznesit dhe organizatat joqeveritare do të mund të bashkëpunojnë, dhe të marrin pjesë drejtpërdrejtë në krijimin e politikave, theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Si të përballemi me ndotjen e lartë të ajrit në qytet dhe si të menaxhohet me mbeturinat, janë dy projektet e para që do të zhvillohen në këtë qendër./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu