Përvanov: Realisht asgjë nuk ka ndodhur pas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Ish-presidenti bullgar, Georgi Përvanov, i cili është historian dhe themelues i partisë Alternativa për rilindje bullgare (ABV), në intervistë për “24 çasa” deklaroi se konsideron se koncepti “histori e përbashkët” nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tre vite nuk ka lëvizur nga pika e vdekur.

Në librin tim ka shumë kapituj për çështjen maqedonase dhe konkludimi im është se në vitin 2019, kur edhe njëherë u takuan Bporisovi dhe Zaevi, është se u shua Kryengritja e Ilindenit për herë të dytë, edhe më brutalisht. Në kuptimin figurativ, kuptohet.

Sipas tij, asgjë reale nuk ka ndodhur pas marrëveshjes dhe se është dashur të ketë punë dhe rezultate në dy drejtime.

Së pari, definicioni ‘histori e përbashkët’. Për mua, kjo do të thotë shkruarje shkurtë dhe qartë se popullata në Maqedoninë e tanishme të Veriut, në Maqedoninë e Vardarit me shekuj deri në dekadat e para të shekullit 19 ka ekzistuar identiteti nacional bullgar. Ndërsa organizata revolucionare në këtë periudhë ka pasur qëllime dhe detyra nacionale bullgare. Për periudhën më pas nuk debatojmë, e njohim të drejtën e dallueshmërisë së vëllezërve tanë nga Shkupi”, tha Përvanov.

Vlerëson se kjo shkon dorë më dorë me diçka tjetër thënë nga Borisovi dhe Zaevi që në vitin 2017 dhe shumë shpejtë ishte harruar, siç thotë, “se jemi popujt më të afërt në Ballkan. Por si rezultat i ngjarjeve në tre vitet e fundit tani jemi popujt më armiqësorë në Ballkan. Këtu tashmë është një katastrofë e paparë për çështjen maqedonase”.

Në pyetjen se si kjo mund të ndryshohet, thotë në bazë të bisedimeve bilaterale.

Diplomatët tanë menduan gabimisht se kjo do të ndodhë me bindjen e partnerëve tanë evropianë për ta pranuar pozitën tonë. Unë do të jap shembull në ABV publikuam libër të mirë për Kryengritjen e Ilindenit dhe diplomatët nga ato vite. Të gjithë diplomatët atje pohojnë se popullata është bullgare, e njëkohësisht edhe të gjithë të caktuarit e tyre kryeministra, ministra, imperatorë, pohojnë se nuk duhet të lejohet liria e bullgarëve nga Maqedonia. Përse? Sepse atëherë Bullgaria do të bëhej shumë e madhe dhe e fuqishme dhe do të përzihet me interesat e tyre. Dhe tani është gabim të mendohet se do t’i bindim. Jo, për fat të keq, Shpenzuam shumë kohë. Për fat të keq, shoh se si nga amerikanët, përmes gjermanëve dhe vendeve të tjera evropiane e mbrojnë pozitën maqedonase”, vlerësoi ai.

Përvanov pohon se duhet të negociohet për çështjen me Shkupin me pozicion më të fuqishëm. Por, me tre fjali, jo me atë ‘Pozicion kornizë’, që ishte miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti, në të cilin janë shkruar dhjetëra faqe pohime që askush nga partnerët tanë nuk do t’i lexojë, e aq më pak t’i kuptojë dhe të jap. mbështetje”, thekson Përvanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu