Një sherr ka plasur gjatë ditës së sotme mes gazetares Dalina Buzi dhe nuses së familjes së diktatorit Enver Hoxha, ish-këngëtares Rezarta Shkurta.
Sherri nisi pasi Rezarta shpërndau në Instagram një fotografi të të vesë së diktatorit Hoxha, Nexhmijes me vajzën e saj Herën duke shkruar: Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family.
Në një reagim të sajin Dalina shpreh çudi se si ka ende mijëra shqiptarë që pëlqejnë glorifikimin e Enver dhe Nexhmije Hoxhës, përgjegjës për masakrimin, dëbimin, burgosjen dhe rrënimin e një populli të tërë për katër dekada e gjysmë.
Megjithatë, krahas faktit se Rezarta nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj asaj që u ka ndodhur këtyre mijëra shqiptarëve, ajo duket të jetë edhe e paditur sa i përket drejtshkrimit të gjuhës shqipe duke shkruar “stirolaps” dhe jo siç duhet, “stilolaps”. /albeu