Pesë lojtarë që kanë luajtur me Messin e Ronaldon, vendosin kush është më i miri në botë

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kush është më i miri? Pesë lojtarë që kanë luajtur me të dy, kanë treguar se kush mendojnë se është fubollisti më i mirë në botë.

Carlos Tevez, Angel Di Maria, Henrik Larsson, Deco dhe Andre Gomes, kanë treguar zgjedhjet e tyre në mes të Ronaldos e Messit.

Angel Di Maria: Ronaldo te Real Madrid dhe Messi në Argjentinë

“Messi është gjithmonë më i miri, ai është më i miri çdo vit. Cristiano është lojtar special, por Messi është nga një planet tjetër. Nuk ka fjalë ta përshkruash Messin, ai gjithmon të befason”.

Carlos Tevez: Ronaldo te Manchester United dhe Messi në Argjentinë

“Cristiano duhej të punonte dhe ta përgatiste veten që të bëhej më i miri, ndërsa për Leon vjen në mënyrë natyrale. Këto janë dallimet më të mëdha që shoh mes dy lojtarëve më të mirë në planet. Messi luan tjetër sport. Për të është e zakonshme të shënojë tre gola në cilëndo ndeshje”.

Henrik Larsson: Ronaldo në Manchester United dhe Messi te Barcelona

“Cristiano është i pafat që luan në të njëjtën kohë me Messin. Ronaldo është lojtar shumë i mirë, por Messi është edhe më i mirë. Ai nuk është nga kjo botë. Ai është aq i mirë sa që është gati e pabesueshme. Kur e shihni me top në këmbë është vështirë të besohet se ndokush tjetër mund të bëjë të njëjtën gjë. Ai është fantastik për ta shikuar”.

Andre Gomes: Ronaldo te Portugalia, Messi në Barcelonë

“Nuk dua t’i krahasoj në shenjë respekti. Kurrë nuk do t’i përgjigjem [kësaj pyetje]. Jam portugez dhe kam ndjenja të forta për të, ashtu siç kam edhe për Messin, që është bashkëlojtari im te Barcelona”.

Deco: Ronaldo në Portugali, Messi te Barcelona

“Cristiano ishte i ri dhe atletik, shumë garues. Messi punoi shumë të bëjë atë çfarë bën tani te Barcelona. Ronaldinho ishte natyral me aftësi speciale. Kurdo që i dhuruam topin atij, lëvizjet dhe golat ishin nga një botë tjetër. Ai ishte më i talentuar se Leo ose Cristiano”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu