Peticion, Fatime Fetai në vend të Marko Zvërlevskit

Drejtësi për të gjithë!”, me këtë moto, mbi 200 qytetarë deri tani e kanë nënshkruar peticionin online për emërimin e prokurores speciale të PSP-së, Fatime Fetain për prokurore publike republikane.

Megjithatë, për fat të keq, për simpatizantët e prokurores Fetai, ajo nuk i plotëson kushtet ligjore që të zgjidhet për prokuror shtetëror publik sepse sipas ligjit të prokurorëve publik, kandidati duhet të ketë më së paku tetë vite përvojë në sistemin gjyqësor, ndërsa Fetai si prokurore punon jo më shumë se pesë vite.

Ndërkohë Nenin 44 parasheh se për Prokurorë Publik mund të emërohet, gjegjësisht zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet në vijim.

Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
të zotëroj mirë gjuhën maqedonase
të jetë i aftë për punë, të ketë aftësi shëndetësore
të ketë diplomë universitare si jurist i diplomuar në Republikën e Maqedonisë apo diplomë të nostrifikuar nga jashtë dhe
të ketë të kryer provimin e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë
Të ketë përvojë pune së paku 8 vite në sistemin gjyqësor pas dhënies së provimit të jurisprudencës, apo profesor universitar që ka ligjëruar më shumë se 10 vite lëndë juridike nga praktika gjyqësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu