Petkovic qahet se serbit në Rahovec ja shkruan ‘Shqipëria e Madhe’ në mur, në anglisht edhe atë

Shefi i zyrës së ashtuquajtur për ‘Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, si një zyrtar ambicioz serb që me ngulm po kërkon të krijojë skandale edhe aty ku nuk ka sot gjeti të dalë si viktimë e të qahet për një ‘krim hata’ për një grafit të shkruar në Rahovec që ishte në anglishte të keqe të cilën e vlerësoi si përpjekje për frikësim të serbëve në Kosovë.

Petkovic që nga marrja përsipër e detyrës së shefit të kësaj zyre nga i famshmi Marko Djuric që e tërhoqën zvarrë Policia e Kosovës (që e moli atë post deri në postin ambasador të Serbisë në Beograd duke e luajtur viktimën me pamjet nga arrestimi i tij në Mitrovicë dhe Prishtinë pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë e i dhanë status përtej servilit qesharak të Vucic), po sillet si burokrat i devotshëm me letra në dorë që regjistron incidente.

Petkovic sot u ankua se një banori serb në Rahovec i kanë shkruar në mur “Dardanët janë këtu. Kosova është Kosovë. Big Albania”. Petkovic mund të dalë e të ankohet se këto janë tentime frikësimi por nga parulla shihet se dikush me pak njohuri të anglishtes e ka shkruar atë, e pak ka gjasa që t’i lë përshtypje atij publiku ajo porosi.

Petkovic si raste të frikësimit dhe sulmeve me prapavijë etnike i konsideron edhe vjedhjet në shtëpitë e vendbanime ku nuk ka fare banorë shqiptarë. Apo raste si në Mitrovicën e Veriut ku dikush paska ‘dëgjuar’ të shajë në shqip viktimën serbe para se të godasin me grusht, përtej urës së Ibrit madje. Një tjetër ‘incident’ ishte tentimi i kidnapimit të një vajze serbe 13 vjeç nga të dyshuar ‘shqiptarë’ e që ajo arriti t’ju ikë nga duart. Si pa askush këta të dyshuar as i dëgjoi kush e as nuk pyeti se si arriti t’ju shmanget ajo.

Petkovic sot tha se sipas tij ka pasur 55 incidente në të cilat cak ishin serbët nga ‘Kosova e Metohija’.

“Politika e frikësimit, kërcënimit, shantazhit, sulmeve fizike është çdo ditë prezentë në mjediset serbe në Kosovë e Metohi, e vetëm nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 55 incidente të ndryshme në të cilat ishin caqe serbët, prona e tyre, kishat e madje edhe fëmijët. Këtë realitet duhet ta kuptojnë edhe publiku ndërkombëtar”, ka thënë Petkovic.

Petkovic si duket ka harruar kur ‘fëmijët’ e Listës Serbe rrahën për kripë e kepë ‘fëmijën’ e Nenad Rasic që nuk ishte në Listën Serbe. Apo incidentin në Shtërpcë ku anëtari i Listës Serbe e agjenti i BIA’s së Serbisë me shokë të dehur rrahën një serb që i kishte shkuar në mendje të kandidonte për zgjedhje me partinë e Nenad Rasic.

Asnjëherë nuk përmendet që Mitrovica e Veriut është një strofull e krimit që ka përfituar nga statusi i paqartë politik. Në mes të Mitrovicës së Veriut e vranë politikanin serb Oliver Ivanovic, vite më parë. Ish shefi i Petkovicit, Marko Djuric e kishte kërcënuar publikisht Ivanovicin, që kur vdiq e vajtonte sa mundte, madje edhe partneren e tij në parti e anëtarësoi dhe e defilonte si mbështetëse me shefin e madh Vucic që nuk lëshonin rast të vendosin lule çdo përvjetor të vrasjes së tij.

Ai i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së tij në Beograd jeton, Milan Radoicic, madje ky paditë këdo që guxon e thotë se ishte ai porositësi, Rada Trajkovic ende del para gjykatësit në Beograd për shpifje ndaj ‘nderit të tij’.

Së paku Marko Djuric sa ishte shef i kësaj zyre ishte qesharak me të vërtetë e nuk ka bindur asnjëherë me broçkullat e tij. Aleksandar Vulin që mbante postin para Djuricit ishte klloun me të vërtetë dhe s’përtonte të luante rolin kur endej me uniformë ushtarake duke kujtuar se po tremb dikë. Apo mendonte se po e tremb KFOR’in?

Zëvendësi i Djuricit dikur e sot shef i zyrës, Petkovic, po sillet si një zyrtar i zellshëm serioz me detyrë të rëndë mbi supe, të mbroj serbët nga shqiptarët në Kosovë. Së paku Vulin e Djuric e dinin se po luanin rol e duronin deri t’ju vinte rasti të kërcenin diku tjetër – Vulin i ka mbetur rrem që të luaj ‘mangupin’ e Beogradit e endet me uniformë edhe si ministër në qeveri – këtij të fundit po ja pret mendja që është një politikan serioz e po e bind dikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu